Një aksion antidrogë i policisë Spanjolle ka vënë në pranga të paktën 16 anëtarë të një organizate kriminale që vepronte në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Bëhet me dije se shtatë kontrolle janë kryer në Elche, Chiva, Llombai, Picassent dhe Torrent.
Nga kontrollet e kryera janë sekuestruar 3885 bimë marijuanë; 10,6 litra vaj marijuanë, 88 gramë hashash, 1 armë gjahu, 1 jelek anti-plumb, 1 automjet, 10781 euro, dokumentacione, telefona, kompjuterë dhe tableta.
15 nga të arrestuarit ishin nga mosha 19 deri në 69 vjeç dhe me kombësi spanjolle, italiane, shqiptare dhe lituaneze dhe 1 grua 42-vjeçare me kombësi spanjolle./Albeu.com/