U plagos nga shpërthimi i granatës teksa punonte tokën, flet 45-vjeçari: Nuk e mora vesh si ndodhi

Një incident i rëndë ndodhi ditën e sotme në një fshat të Prrenjasit, ku 3 persona mbetën të plagosur nga një granatë e vjetër, teksa punonin tokën.

Një prej tyre, 45-vjeçari Olsi Elezi, i cili u plagos në të dyja këmbët nga shpërthimi, ka folur për ngjarjen nga spitali dhe ka thënë se “nuk e mori vesh” se si plasi granata

Elezi tha ishin 4 persona duke punuar tokën kur ndodhi ngjarja, ndërsa nuk e mbante mend nëse kishte punuar atë pjesë të tokës më parë.

“Duke punuar plasi, nuk e mora vesh si plasi. Ishim 4 veta duke punuar me bel. Ishte toka e shtëpisë. Nuk e mbaj mend nëse kemi punuar më parë aty”, deklaroi ai ende në gjendje shoku nga shpërthimi që i shkaktoi dëme në të dyja këmbët

 

 

Ndërkohë,  se dy kunatat nga fshati Karkavec që mbetën të plagosura nga shpërthimi janë dërguar nē Spitalin e Traumës për trajtim të specializuar për shkak të plagëve të shumta dhe të rënda. /albeu.com


Shtuar 19.03.2023 16:25