Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në cilësinë e drejtuesit politik të Partisë Socialiste të qarkut të Beratit, ka konfirmuar rikandidmin e Ervin Demos në zgjedhjet e 14 majit. Sipas tij, besimi për një mandate të dytë është rezultati i punëve të mira që janë bërë përgjatë katër viteve në Berat.
Çuçi: Berat- Në Asamblenë e Partisë Socialiste konfirmuam Ervin Demon si kandidatin tonë për zgjedhjet e 14 majit. Besimi për një mandat të dytë është rezultat i punëve të mira që janë bërë këto 4 vite në Berat dhe garanci për vazhdimin e projekteve e investimeve që shndërrojnë këtë bashki në një qendër të rëndësishme të turizmit në vendin tonë.
Berati është një markë ndërkombëtare për vlerat që ka si pjesë e UNESCO-s, një qytet që meriton vëmendje të posaçme e që kurrsesi ne nuk mund ta lemë në duart e atyre që as nuk dinë e as nuk duan të punojnë për të.
PS është e mobilizuar si asnjëherë më parë jo vetëm për të fituar bashkinë, se këtë nuk e dyshojnë as kundërshtarët tanë, por për të siguruar edhe shumicën në Këshillin Bashkiak . Përgëzime Ervinit, socialistëve dhe qytetarëve të Beratit. /Albeu.com/