Një 30-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosjen e një shtetasi në nëntor të vitit të kaluar.
Gjykata kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim N. J., 30 vjeç, banues në Orikum, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 07.11.2022, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. A. /albeu.com