Këlcyrë- Një 35-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në afërsi të banesës së tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15, në fshatin Luar, Këlcyrë.
Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se “është gjetur në afërsi të banesës, nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur shtetasi E. P., 35 vjeç.”
Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Albeu.com/