KAS do të hapë kutitë e 24 qendrave të votimit në Qarkun e Beratit

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) është mbledhur sot dhe po shqyrton materialet zgjedhore të Qarkut të Beratit.

KAS pranoi ankimimin e LSI dhe ka kërkuar hapjen e kutive për 24 qedra votimi në Qarkun e Beratit.

Kujtojmë se nga zgjedhjet e 25 prillit, forcë e parë doli PS-ja duke siguruar 5 mandate, e ndjekur nga PD-ja me 2 mandate, ndërsa LSI me asnjë./albeu.com


Shtuar 17.05.2021 10:31