EMRI/ U kap me kokainë, Prokuroria kërkon burg për efektivin e RENEAS-s

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burg për efektivin e RENEA-s, Xhulio Liçi i cili u kap dy ditë më parë me 1 kilogramë kokainë.

28-vjeçari u vu në prangat e Policisë së Shtetit bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij të cilët po ashtu kishin kokainë në makinë.

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme të Ankesave kishte lëshuar sinjal për prangosjen e efektivit, duke vënë kolegët që ta mbikëqyrnin Liçin. Bashkë me Ded Nimanin dhe Luan Gaçin, efektivi u kap në aksin Tiranë- Durrës pranë Ndroqit. Si Gaçi, ashtu edhe Nimani, i cili ka qenë i dënuar më parë me 9 vite heqje lirie për trafik droge, përdornin Liçin si transportues duke përfituar nga statusi i tij si pjesë e forcave të rendit.


Shtuar 17.05.2021 10:25