Nuk ndalet UEFA, kush shkon në Superligë do të paguaj 100 milionë euro gjobë

UEFA dhe nëntë klube që u tërhoqën nga projekti i Superligës Evropiane kanë arritur një marrëveshje.

Chelsea, Manchester City, Manchester United, Tottenham, Arsenal, Liverpool, Inter, Milan dhe Atletico Madrid janë pajtuar më garat aktuale dhe kanë hequr dorë nga ideja e Superligës pasi UEFA kërcënoi t’i pezullonte ata.

Vetëm Real Madrid, Barcelona dhe Juventus kanë mbetur, të cilët rrezikojnë të marrin një dënim të madh, i cili mund të diskutohet së shpejti.

Dhe nga Nyon, ata përgatitën një paketë që gozhdonte klubet në organizatën ombrellë Evropiane me një marrëveshje të re, e cila thotë se kushdo që do të kthehet në idenë e Superligës Evropiane do të duhet të paguajë deri në 100 milion euro si kompensim.

Dhe kjo nuk është e gjitha!

Nëse nëntë klubet e përmendura shkelin ndonjë dispozitë të kontratës së re me UEFA, ata do të duhet të paguajnë 50 milion euro.

UEFA, e udhëhequr nga Alexander Ceferin, është maksimalisht e siguruar në këtë rast.

Shtuar 17.05.2021 10:05