Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Rama do të asgjesojë PD-së, por ne s’lëvizim kurrë

“Edi Rama do të asgjesojë Partinë Demokratike”, kështu u shpreh kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës, e cila po zhvillohet para kryeministrisë.

Berisha: Pasi agjesoi PS-në, e uzurpoi me sektin më antishqiptar. Ai kërkon të agjesojë dhe PD-në, mendon se do të na përjashtojë nga zgedhjet. Ne s’lëvizim kurrë. Revolucioni ynë ka mision të rrallë të shpëtimit të Shqipërisë, të demokracisë.

Kujtojmë se  Gjykata pritet të japë sot edhe vendimin për vulën e Partisë Demokratike.

Megjithatë, kreu i PD Sali Berisha, ka thënë vazhdimisht se protesta nuk është e lidhur me këtë çështje, por është kundër qeverisë dhe problemeve që kanë përfshirë vendin./albeu.com/

 

 


Shtuar 3.03.2023 13:39