Kapet sasi rekord droge në plazhet e Francës, mbi 2 ton kokainë, destinacion mister

Autoritetet në Francë kanë gjetur më shume se dy ton kokainë në plazhet në veriperëndim të vendit.

Siç raportojnë mediet lokale në plazhet të ndryshme të vendit janë gjetur qese të shumta me kokainë. Vlera e kokainës llogaritet të arrijë në 150 milionë euro.

Të dielën në mëngjes, disa qese me rreth 850 kilogramë kokainë u gjetën në plazhin e Reville, në Francën veriperëndimore.
Ndërsa dje,u gjetën gjashtë pako të tjera në Vic-sur-Mer, që përmbanin 1.5 ton kokainë, shkruan gazeta lokale Ouest-France. 2.3 ton kokainë është një rekord “historik” për Francën.

Prokuroria e Herburgut ka marrë përsipër hetimin e çështjes. Deri më tani nuk dihet ende se nga kanë ardhur qeset me kokainë dhe se cili ishte destinacioni.

Sakaq dyshohet se pakot mund të jenë hedhur në det nga trafikantët për të shmangur policinë, ose mund të kenë rënë aksidentalisht nga një anije. Kjo nuk është hera e parë që gjenden qese me kokainë në plazhet franceze.

Në fund të vitit 2019, 1.6 ton kokainë u gjetën në plazhet e Francës nga Saint-Jean-de-Luz deri në Camaret.


Shtuar 2.03.2023 21:32

Tags: ,