Zgjodhi Messin para shokut të skuadrës, sqarohet lojtari madrilen: Për “The Best” votojmë si ekip

Lionel Messi u zgjodh lojtari më i mirë për vitin 2022 nga FIFA, por polemikat nuk kanë munguar si gjithmonë kur ky trofe ndahet.

David Alaba, i cili si kapiten i skuadrës austriake ishte një nga ata që ishin përgjegjës për votimin dhe është kritikuar nga tifozët madrilen se kishte zgjedhur më parë Messin, të cilin e votoi me rezultatin më të lartë, dhe shokun e tij të skuadrës, Karim Benzema, e votoi në vendin e dytë.

Mbrojtësi madrilen reagoi publikisht për të shpjeguar arsyet e zgjedhjes së tij dhe përmes një postimi në Twitter tha se është skuadra austriake që voton këtë çmim si ekip, jo vetëm ai.

“Të gjithë në këshillin e ekipit mund të votojnë dhe kështu vendoset. Të gjithë e dinë, veçanërisht Karimi, sa e admiroj atë dhe paraqitjet e tij dhe e kam thënë shumë herë që për mua ai është sulmuesi më i mirë në botë dhe ai vazhdon kështu. Pa dyshim”, sqaroi austriaku. /albeu.com


Shtuar 28.02.2023 12:29