Mashtruesi më i madh i Turqisë drejt kapjes, media turke fshin lajmin dhe shton misteret

Shtohen më shumë misteret mbi arrestimin e bosit të kompanisë turke, Faruk Fatih Ozer, i cili mendohet se strehohet në Shqipëri. I superkërkuari nga Turqia, akuzohet se ka mashtruar mbi 390 mijë turq nëpërmjet investimeve të kriptomonedhës me anë të kompanisë Thodex.

Media e njohur turke paralajmëronte arrestimin e bosit turk dhe se brenda 48 orësh ai mund të dërgohej nga Shqipëria drejt Turqisë.

Por, TRT Newse fshiu lajmin në lidhje me përpjekjet për të kapur themeluesin e Thodex Faruk Fatih Özer, i cili u raportua të ketë mashtruar qindra mijëra njerëz me përfitimin e shkëmbimit të parave të kriptomonedhës.

Në lajmet përkatëse të TRT Haber, thuhej se policia turke që shkoi në Shqipëri për të mbështetur operacionin kundër Ozer, për të cilin thuhej se ishte arratisur në Shqipëri, po kthehej dhe u shpreh se operacioni i nisur për kapjen e Ozer vazhdonte në 4 vende me qendër në kryeqytetin Tiranë.

Në lajme, u vu re se burime të nivelit të lartë të sigurisë informuan se operacioni ishte planifikuar të përfundonte brenda disa ditësh.

Në lajme theksohej “Faruk Fatih Özer do të sillet para autoriteteve gjyqësore të Shqipërisë kur të kapet. Sidoqoftë, ai nuk do të gjykohet në këtë vend sepse nuk ka kryer një krim brenda kufijve të Shqipërisë. Që nga pasaporta e Özer, i cili kontrollohet me një njoftim të kuq, është i kufizuar, atij do t’i lëshohet një pasaportë e re. Pastaj ai do të dorëzohet në Interpol”.

Por media e njohur turke e ka hequr këtë lajm, duke shtuar më tepër misteret mbi fatin e Ozer. Që nga shpallja në kërkim, shumë lajme kanë qarkulluar mbi Ozer, madje aludohet se po mbahet peng në Shqipërisë, ndërsa mendohet se një biznesmen i fuqishëm në vendin tonë e po e ndihmon për ta shpëtuar atë nga kapja. Ndërsa po theksohet se edhe pala turke është tërhequr nga kërkimi, duke ia lënë këtë autoriteteve shqiptare.


Shtuar 16.05.2021 11:02