Gjigandi turk arrin marrëveshjen me dy yjet e Serie A

Skuadra turke, Trabzonspor ka bërë hapin e parë duke arritur marrëveshje me dy futbollistë të Serie A.

Fjala bëhet për anëtarin e Romës, Bruno Peres dhe anëtarin e Parmas, Gervinhon.

Sipas gazetarit të “Tuttomercatoweb”, Raimondo De Magistris, klubi turk tashmë ka arritur marrëveshje me dyshen.

Këtë e ka bërë të  ditur edhe presidenti i Trabzonspor, Ahmet Agaoglu.

“Do ti përfundojmë detajet e fundit me të dy në një marrëveshje brenda 10 ditësh”, konfirmoi Agaoglu.

Shtuar 16.05.2021 11:17