Qytetarët në Meksikë kanë dalë në protest, pasi kundërshtojnë reformën zgjedhore në vend. Në disa qytete të vendit janë mbajtur protesta të mëdha, pasi qytetarët besojnë se qeveria po ëroiqet të minojë autoritetet zgjedhore.
Organizatorët e protestës thonë se rreth 500 mijë njerëz marshuan në sheshin kryesor të Mexico City.
Ndërsa autoritetet lokale flasin për 90 mijë protetsues, shkruan BBC.
Tubimet e mëdha erdhën, pasi deputetët e parlamentit meksikan votuan javën e kaluar uljen e buxhetit të Institutit Kombëtar të Zgjedhjeve (INE) dhe shkurtin e stafit.
Qytetarët e përshgkruajnë votimin e fundit si një sulm ndaj vetë demokracisë, duke i bërë presion Gjykatës së Lartë për t’i rrëzuar ato si jokushtetuese.
Të dielën, turma masive u mblodhën në sheshin historik Zocalo të Mexico City. Demonstruesit u shpërndanë në rrugët fqinje në qendër të qytetit.
“Ne po luftojmë për të mbrojtur demokracinë tonë,” tha protestuesja Veronica Echevarria./albeu.com/