Bledi Mane është banori më i ri që i është shtuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai që në hyrje është pritur nga shoqja dhe bashkëpunëtorja e saj, Dea Mishel. Mane tha se nuk di të gatuajë dhe se dy gjëra i kishin ngelur pa provuar në jetë: Martesa dhe Big Brother Vip. Ai para hyrjes është përfolur se do të provokojë Luizin, pasi edhe ditë më parë kishte thënë se ai ka prirje bixhozi.
Dhe me sa duket, ai nuk humbi kohë dhe me të mbaruar spektakli natën kur u fut brenda shtëpisë, gjeti mundësinë për të biseduar me Luizin dhe filloi me provokimet. Por edhe këtë herë Luizi tregoi se është shumë inteligjent dhe shumë hapa para planeve të produksionit. Luizi zbuloi sot të gjithë lojën që ishte përgatitur për të vetëm me një detaj, ai i imunitetit që Bledi Mane ka fituar për dy jave.
Ai ia ka plasur në sy Bledi Manes. “Një njeri, i cili ka një karrierë, emision të vetin dhe vjen në mes të “Big Brother”, unë mendoj që t’i ke ardhur me një qëllim dhe me ide të sakta”, u shpreh Luizi. Ai gjithashtu i tha Bledit se imuniteti prej dy javësh është fal tij dhe arsyen nuk e thotë dot brenda, por kur të dalë jashtë shtëpisë.
Pra, në një farë mënyre ai i krijoi barrierë dhe nënkuptoi që Bledi ka ardhur për ta “goditur atë”. “Pandaj unë për dy javë do të them mirëmëngjes dhe natën e mirë. Kur te hiqesh nga imuniteti, futemi në lojë”, u shpreh Luizi.
@bertishkodrani191 @Big Brother Vip Albania @Kiara Tito @luiziejlliofficial @Luiz Ejlli Official Fans @Luiz Ejlli @me_luizin_bigbrother @MeLuizin???? @#meluizin✅ ♬ suono originale – Berti_shkodrani