PD-ja kërkon të shkarkojë Nikollën nga pozicioni i Kryetares së Kuvendit, mblidhet sot Këshilli i Legjislacionit

Sot pritet të diskutohet kërkesa e PD-së për shkarkimin e Lindita Nikollës nga pozicioni i kryetares së Kuvendit.

Këshilli i Legjislacionit do të mbidhet rreth orës 11:00 në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Në mbledhjen e shkuar u caktua që kërkesa për shkarkimin e Nikollës do të votohet me shumicë të thjeshtë në seancë plenare.

Ndërkohë sot pritet që relatorët Gazment Bardhi nga krahu i PD dhe Etilda Gjonaj nga PS, të prezantojnë raportet që do t’i kalojnë Kuvendit për votim.

Sakaq kërkesa e PD-së për të shkaktuar Nikollës është cilësuar e pavlefshme nga kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Balla ka thënë se kërkesa e PD-së nuk qendron dhe se nuk do të pranohet.

Kërkesa e PD-së për të shkarkuar Nikollën, vjen pas tensioneve  në seancën plenare të enjtes së kaluar.

Ku për pasojë u përjashtuan 10 ditë nga Kuvendi Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Ervin Salianji, Ina Zhupa, Luan Baçin, Tritan Shehu, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati, pasi kanë penguar zhvillimet në sencën e javës së kaluar parlamentare.

/albeu.com/


Shtuar 10.02.2023 10:00