Për ditën e Premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qendrueshme. Moti parashikohet me vranësira në pjesën e parë të ditës dhe gradualisht pas mesdite mot i kthjellët në të gjithë vendin.
Era do të fryjë me drejtim nga veri-verilindja me shpejtësi deri në 10m/s, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 2 ballë.
Në fushën termike për ditën e nesërme pritet të kemi rritje të temperaturave në të dyja vlerat.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore -6 deri 9°C
në zona e ulëta -4 deri 15°C
në zona bregdetare -2 deri 16°C