Uji është një nga elementët më të rëndësishëm për trupin e njeriut. Kur ju nuk pini mjaftueshëm, trupi juaj bëhet i dehidratuar, gjë që ju bën të ndiheni të dobët dhe zvogëlon motivimin.
Në darkë nuk është e rekomandueshme që të pini ujë, sepse rrezikoni të prishni regjimin tuaj të gjumit.
Pirja e ujit para gjumit, mund të bëjë që ju të zgjoheni shpesh, për të shkuar në tualet. Prodhimi i urinës gjatë natës ulet, duke bërë që ju të flini të paktën 6 orë pa ndërprerje. Por kur ju pini ujë, cikli ndryshon, duke u bërë më i shpeshtë.
Pasojat janë zinxhir. Privimi i gjumit mund të sjellë rrezik në shëndetin e zemrës tuaj. Mungesa e gjumit ndikon në rritjen e tensionit, rritjen e kolesterolit në gjak dhe shtimin në peshë. Mosha gjithashtu luan një rol të rëndësishëm. Sa më i vjetër të jeni, aq më shumë gjasa ka që në tualet të shkoni më shpesh, nëse pini ujë para gjumit.