Turqia dhe Siria u tronditën mëngjesin e sotëm nga tërmeti 7.8 Rihter në kufi.
Sipas të dhënave zyrtare të deritanishme të paktën 500 persona kanë ndërruar jetë në Turqi e Siri dhe qindra të
tjerë janë lënduar.
Por a ndikohet vendi ynë nga ky tërmet?
Drejtori i Institutit të Gjeoshkencës, Prof. Dr. Ylber Muçeku ka thënë për Abc Neës se tërmeti në Turqi nuk ka lidhje me Shqipërinë.
Ai ka theksuar se ndërtesat në vendin tonë kanë gjeometrinë e ndërtimit strukturor dhe tektonik të përballueshme për një forcë të tillë.
“Dihet se nuk bëhet një parashikim ekzakt, por duke njohur dhe zona, njohim gjeometrinë e ndërtimit strukturor e tektonik, dhe nga historia dimë se sa është akumulimi në këtë zonë. Në një farë mënyre dimë se kur pak a shumë pritet të bien tërmete të fortë, mbi 6 rihter. Ky me të vërtetë është një tërmet i fortë.
E rëndësishme është për ne të parashikojmë dhe të planifikojmë që të përballojmë këto lloj goditjesh me ndërtimet tona cilësore. Për mua tërmeti nuk diskutohet është i frikshëm, por është i përballueshëm. Ne e gjithë zona jonë, edhe Turqia, jetojnë në një zonë aktive dhe me këtë rast ne bashkëjetojmë me tërmetet.
Shqipëria që pas tërmetit në 1967 në Dibër dhe pas tërmetit në Shkodër të 1979, Shqipëria ka bërë projekte cilësore në atë kohë
. Por edhe kishte një shfrenim me ndërtimet pas viteve 1990, por pas 2000 ndërtimet kanë qenë cilësore.
Do të thoni ju pse u dëmtuan shumë godina në Durrës, apo në zonën e Fushë Krujës, unë di të them që nga godinat nuk ka pasur vdekje, por vdekjet lidhen me ndërtesat nga koha e monizmit. Objektet te ne janë cilësore. Nuk ka lidhje tërmeti në Turqi me Shqipërinë dhe çfarë mund të ndodh këtu”, tha Muçeku./Albeu.com/