Janë liruar nga burgu dy mjekët e QSUT-së të cilët akuzohen për korrupsion.
Bëhet fjalë për Nazmi Metaliun me profesion mjek dhe Astrit Manaskun me profesion teknik imazherie.
Burime për albeu.com bëjne me dije se dy gjykata liroi dy mjekët nën masën e pezullimit të përkohshëm nga detyra.
Prokurori i çështjes kërkoi për Metaliun dhe Mansakun, masën e arrestit me burg, por kërkesa nuk u pranua nga gjykat
Sipas akuzës këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës, iu mundësonin qytetarëve të ndryshëm, kundrejt shumave monetare, bërjen e skanerit, në kundërshtim me rregulloren e Spitalit, për kryerjen e kësaj procedure.
Metaliu dhe Manasku i kërkuan një shumë prej 6 mijë lekë një emigranti, për t’i mundësuar kryerjen e një skaneri pa radhë dhe pa pasur dokumentacionin përkatës.
/albeu.com/