A do t’i bashkohet protestës së Berishës? Alibeaj: Do ta shohim këtë punë, sot jemi për një çështje të rëndësishme

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat pas mbarimit të seancës plenare dhe ndër të tjera është pyetur nëse do t’i bashkohet protestës së Sali Berishës më 11 shkurt.

Alibeaj tha se ai proteston gjithmonë atje ku kërkohet goditje e drejtëpërdrejtë për kryeministrin dhe shtoi se e ka dhënë një përgjigje për këtë çështje.

“Unë protestoj gjithmonë, bazuar në ligj, mbi fakte dhe e kam bërë këtë gjithmonë, në mënyrën më serioze. Do jem gjithmonë atje ku kërkohet goditja e drejtpërdrejtë e kryeministrit. Do ta shohim këtë punë, e kam dhënë përgjigjen, sot jemi për një çështje të rëndësishme”, tha Alibeaj. /albeu.com

 


Shtuar 2.02.2023 13:05