“Nuk duhen e as nuk pëlqehen”/ Po përpiqen t’i ndajnë? Amos dhe Dea bëjnë planin kundër Luizit dhe Kiarës (VIDEO)

Gjatë mbrëmjes së djeshme Amos Zaharia dhe Dea Mishel kanë vendosur që të bëjnë një plan për lojën e tyre.

Aktori i thotë Deas se nuk ‘do të bëjnë asgjë që është kundër të qenurit njeri i drejtë”.

Sipas tij, do evidentojnë disa gjëra që nuk iu duken të vërteta, që iu duken false dhe që janë false.

Më pas e pyet Dean ‘nëse do ta vazhdojnë nga çifti’, duke iu referuar Kiara Titos dhe Luiz Ejllit. Mishel i përgjigjet që nuk i njeh dhe ‘e vetmja mënyrë që i njeh është kur zihen se ngrenë zërin keq’.

Pjesë nga biseda: 

Amos: Duket sikur ajo qesh me atë dhe kaq. Nuk ka asgjë tjetër mes tyre. me të vërtetë nuk e besoj se duhen. E kam seriozisht

Dea: As unë. Mendoja se isha njeri i keq ta thoja këtë. Mund të kenë një pëlqim

Amos: Mua më duket se as pëlqim nuk kanë, të paktën nga ana e Kiarës, se mbase Luizi do ta ëndërronte një vajzë si Kiara. Tani nga ana e tij unë mund ta kuptoj se është e sinqertë gjëja, por ai e shfrytëzon edhe për lojë. Tipit i ka rënë lotaria, që edhe ka një femër që mund ta dojë në krahë

Dea: I ka ardhur koha për t’u martuar e bërë fëmijë

Amos: Nga ana tjetër i konvenon me lojën, me një gur vret dy zogj