Protesta e 11 shkurtit, Berisha vihet në lëvizje, mbledh sot Grupin Parlamentar

Një ditë më parë, kreu i PD-së Sali Berisha, njoftoi se më 11 shkurt do të zhvillohet një protestë kombëtare kundër qeverisë, si pjesë e aksionit opozitar për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama nga pushteti.

“Më datë 11 shkur Shqipëria marshon drejt Tiranës, Tirana vërshon në rrugët e shehset e saj në një protestë kombëtare të clën nuk e ka pasrë vendi ndonjëherë. Unë ftoj çdo shqiptar në Shqipëri e kudo që ndodhen të bashkohemi në këtë protestë kundër këtij regjimi që sillet ndaj shqiptarëve në mënyrën më mizore.”, tha Berisha.

Ndërkohë, sot mësohet se kreu demokrat nuk po humb asnjë minutë për përgatitjen e protestës dhe ka thirrur në mbledhje Grupin Parlamentar.

Fokusi i diskutimit në këtë mbledhje do të jetë qasja që do të ketë PD-ja në këtë protestë, të cilën Berisha e cilësoi se do të ishte ‘beteja finale’ ndaj regjimit të Ramës.

Mbledhja pritet të nisë në orën 13:00 në selinë blu, Berisha do të njohë deputetët me vendimet e marra dhe mënyrën se si do të organizohet protesta.

Vendimi për të zhvilluar protestë është marrë në konsultim me Partinë e Lirisë. Kryetari i PL-së, Ilir Meta, ishte më 31 janar në zyrën e Berishës dhe pas takimit u shpreh se protestat dhe zgjedhjet janë binomi për të rrëzuar Ramën.

“Unë e kam bërë të qartë, ai do të largohet me protesta dhe zgjedhje, me zgjedhje dhe me protesta. Ky është binomi që do ta çojë përpara atë progres që ka të domosdoshme demokracia jonë për t’u rivendosur dhe për t’u ndarë njëherë e përgjithmonë me këtë periudhë të errët të autokracisë dhe të kleptokracisë”, tha Meta./albeu.com