Presidenti turk Recep Tayyep Erdogan ka thënë se Ankaraja e shikon pozitivisht kërkesën e Finlandës për anëtarësim në NATO, por nuk e mbështet kërkesën e Suedisë.
“Suedia nuk duhet të shqetësohet të provojë në këtë pikë. Ne nuk do t’i themi “po” aplikimit të tyre në NATO për sa kohë që ata lejojnë djegien e Kuranit”, tha Erdogan në një fjalim para deputetëve të tij të partisë në parlament.
Javën e kaluar, Turqia pezulloi bisedimet e NATO-s me Suedinë dhe Finlandën për protestat në Stokholm që përfshinin djegien e një Kurani.
Kombet nordike morën vendimin për t’iu bashkuar aleancës ushtarake transatlantike vitin e kaluar pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë, duke hequr dorë nga mosangazhimi i tyre i gjatë ushtarak. Çdo vendim për zgjerimin e NATO-s kërkon miratimin unanim nga të 30 vendet anëtare. /albeu.com