Partnerja 24 vite më e re se aktori, “Kahraman” martohet për herë të tretë (FOTO LAJM)

Aktori i njohur turk Ozcan Deniz, i njohur nga roli i “Kahraman” është martuar me partneren e tij stilisten me origjinë nga Irani, Samar Dadgar, 28 vjeç. Çifti kanë një vit e gjysmë bashkë. Lajmin e martesës e dhanë përmes rrjeteve sociale duke postuar pamje nga dasma, e cila ka qenë një ceremoni e qetë dhe private.

“Ti je një guralec i veçantë që unë e gjeta teksa shihesha në pasqyrën e një uji të kulluar, i bukur dhe me të meta të cilat dua t’i ruaj, e shtrenjta ime. Nuk ka mbaruar, nuk do të mbarojë! Ti je po-ja ime, jeta ime”, ka shkruar aktori.

Ndërsa stilistja ka postuar një foto ku shihen duart e saj rreth kokës së Deniz dhe ka shkruar: “Çdo histori dashurie është e bukur, por jona është e parapëlqyera ime”. Në një tjetër foto, ku kanë pozuar si çift, ajo shkruan: “Të zgjedh ty. Dhe do të të zgjedh sërish e sërish. Pa pushim, pa dyshim në zemër. Do vazhdoj të të zgjedh ty në mijëra jetë, në qindra botë, në çdo version të realitetit, do të të gjeja ty bashkëshorti im”.

 


Shtuar 31.01.2023 15:11