Familjarët e kërkonin, 68-vjçeari gjendet i pajetë në një greminë në Finiq

Një 68-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Dhivër në Finiq, paraditen e sotme.

Ai kishte humbur kontaktet me familjarët që prej së dielësm dhe dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një shkëmb, ndërkohë që ishte duke kullotur bagëtitë.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:30, në fshatin Dhivër, është gjetur i pajetë shtetasi Dh. B., 68 vjeç, banues në fshatin Dhivër, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një shkëmb, ndërkohë që ishte duke kullotur bagëtitë.

 

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com


Shtuar 30.01.2023 12:35