Dedë Nikaj, 32 vjeç është arrestuar nga policia e Shkodrës ditën e sotme.
Nikaj është autor i dyshuar për vendosjen e eksplozivit në shtëpinë e oficerit të policisë Prelë Milani dhe në atë të Zef Bungajës, ngjarje të ndodhura më 4 janar 2020.
Mbi 32-vjeçarin rëndojnë dy akuza, ajo e shkatërrimit të pronës me eksploziv dhe “mbajtja pa leje e armëve luftarake, shpërthyese”.
Nga shpërthimi i tritolit në vitin 2020 nuk pati të lënduar, ndërsa efektivi deklaroi se nuk kishte konflikte me njeri por ngjarja mund të kishte ndodhur për shkak të detyrës./Albeu.com/.