Ish-kryeministri Sali Berisha u përjashtua nga seanca plenare e sotme pasi, pasi bllokoi foltoren, pasi Kuvendi nuk e miratoi kërkesën e grupimit Berisha për mocion me debat me kryeministrin Edi Ramën për çështjen McGonigal.
Në lidhje me këtë kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se bllokimi i foltores nga Berisha po bëhet qëllimisht nga ai, në mënyrë që të zhvendosë vëmendjen nga provat e reja që kanë dalë për vrasjen e katër qutetarëve në protestën e 21 janarit.
Deputetët e Partisë Demokratike kërkuan sot mocion me debat për çështjen e arrestimit të ish-agjentit të FBI-së McGonigal gjatë senacës së sotme parlamentare.
Sipas opozitës ish-agjenti ka pasur raporte me kryeministrin, Edi Rama.
Si rrjedhojë, deputetët e Partisë Demokratike depozituan kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës në senacën e sotme parlamentare.
Por kërkesa u rrëzua nga mazhoranca e cila votoi kundër ndryshimit të rendit të ditës.
Pas kësaj Berisha refuzoi kategorikisht të lironte foltoren. E për rrjedhojë pas disa paraljmërimeve nga kryetarja e Kuvendit, ai u përjashtua nga seanca parlamentare e sotme.
/albeu.com/