“Paratë më duheshin për operacion”, burg për pronarin e “shtëpisë së barit” në Shijak

Në foto Selman Krasniqi, personi i shpallur në kërkim 

Fredi Krasniqi, njëri prej pronarëve të “shtëpisë s barit” në Shijak është lënë në burg.

46-vjeçari ka deklaruar para trupit gjykues se arsyet kanë qenë ekonomike pasi ishte i sëmurë dhe duhet të kurohej jashtë vendit.

Ndërsa mbi arsenalin e armëve të gjetura në banesë në një mur dysh, ai ka deklaruar se janë marrë që në vitin 1997 dhe nuk janë përdorur nga asnjë grup kriminal.

Nga ana tjetër, vëllai i tij, Selman Krasniqi është shpallur në kërkim.

Hetuesit kanë dyshime të forta se pas këtij aktiviteti është i përfshirë një grup i strukturuar kriminal që operon në këtë zonë. Mësohet se janë të paktën 6 persona të tjerë të përfshirë në këtë grup, të cilët po mbahen në vëzhgim, identiteti i të cilëve mbahet i fshehtë për shkak të hetimeve.

Albeu.com mëson se e janë sekuestruar aparatet celulare të të arrestuarit Fredi Krasniqi për të zbërthyer komunikimet e tij, për të shkuar drejt zbulimit të personave të tjerë të përfshirë në këtë grup.

Ai nuk rrëfyer asgjë pas marrjes në pyetje ditën e djeshmë, teksa burimet bëjnë me dije se e vetmja gjë që ka pohuar ka qenë: E mbaj burgun! duke refuzuar të tregojë mbi pjesëtarë të tjerë të përfshirë.

Gjithashtu, armët e gjetura brenda banesës janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për të verifikuar nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale dhe shpresat e hetuesve janë fokusuar tek përgjigjet e ekspertizës.

Në katin e tretë dhe të katërt të një vile trekatëshe në fshatin Sallmone, u sekuestruan nga policia 444 rrënjë kanabis, si edhe një arsenal armësh që dyshohet se përdoreshin nga grupet kriminale.

Në banesë është gjetur edhe një arsenal armësh, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik dhe granata, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga grupet kriminale.

Arsenali i armëve ishte fshehur brenda një muri të dyfishtë brenda banesës. Policia ka arritur të arrestojë pronarin e banesës, Fredi Krasniqi, 46 vjeç, ndërsa vëllai i tij Selman Krasniqi, 43 vjeç është shpallur në kërkim.

Çfarë u sekuestrua në ‘shtëpinë e barit’
444 rrënjë kanabis
222 llamba elektrike
Pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike
10 kallashnikovë
1 pushkë
1 automatik shars
Granata dore
1 hark luftarak
1 jelek anti-plumb
1 palë dylbi
Municion luftarak.

/Albeu.com.


Shtuar 26.01.2023 11:15