Moti i keq, MM përditëson situatën: Dëmtohen 4 ura, ortekët bllokojnë aksin Bogë-Theth

Në përditësimin e fundit lidhur me situatën e motit, ministria  e Mbrojtjes ka bërë një bilanc të dëmeve.

Pritet që ditën e sotme dhe të nesërme të ketë reshje shiu në të gjithë vendin ndërsa reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar në qarqet Shkodër, Dibër, Korçë dhe Gjirokastër.

Ministria bën me dije se “nivelet e lumenjve janë nën nivelin kritik duke mos paraqitur rrezikshmëri për përmbytje në pjesën më të madhe të tyre.

Sakaq vijon të mbetet i bllokuar nga orteqet e dëborës aksi Bogë-Theth ku ndërhyrja është e pamundur.

Për shkak të situatës së përkeqësuar janë dëmtuar 4 ura në vend.

Problematikat në qarqe si pasojë e kushteve të motit janë:

Në qarkun e Shkodrës siperfaqja e permbytur eshte 1220 ha, ku 1200 ha jane ne njesine administrative Ana e Malit dhe 20 ha ne njesine administrative Dajc.

Ne qarkun e Lezhes uji ka filluar terheqjen nga zonat e permbytur duke e cuar Siperfaqen e permbytur ne 530 ha nga 770 ha qe ishte diten e djeshme, ne ish keneten Gjonem 200 ha, ne njesine administrative Balldren 180 ha dhe ne njesine Zejmen 150 ha.

Per sa i perket infrastruktures rrugore, vijon qarkullimi normalisht ne te gjitha rruget nacionale. Ka presence debore ne pjesen me te madhe te tyre, per te cilat firmat kontraktore po punojne per pastrimin e tyre dhe kriposjen me qellim vijimin normal te qarkullimit rrugor.

Vijon te mbetet i bllokuar nga orteqet e debores aksi Boge-Theth ky nderhyrja eshte e pamundur.
Rruga e Obotit vijon me presence uji edhe diten e sotme me nje nivel 60 cm, per te cilen jane ne gatishmeri nje mjet i kalueshmerise se larte i FA te cilet mundesojne transportin ne ate rruge.

Gjithashtu rruga e Arbrit diten e djeshme ka qene e bllokuar si pasoje e reshjeve te bores pa nderprerje, diten e sotme vijon qarkullimi normalisht.

Nuk kane munguar edhe reniet e inerteve dhe gureve ne rruget nacionale dhe rurale per te cilat strukturat vendore dhe firmat kontraktore kane nderhyre ne kohe per pastrimin e tyre.

Jane te demtuara ura ne fshatin Bardhaj te bashkise Shkoder, ura e Gjinajve ne njesine administrative Vig-Mnele te bashkise Vau-Dejes, ura qe lidh fshatin Kolsh dhe lagjen Malesia ne bashkine Lezhe dhe ura ne vendin e quajtur Koder Mulliri po ne kete bashki.

Per menaxhimin e cdo lloj situate vijon angazhimi dhe gatishmeria e te gjitha strukturave operacionale dhe te drejtorive vendore.
Jane angazhuar deri me tani ne nivel qendror 50 forca ushtarake me 7 mjete te kalueshmerise se larte dhe mjete te tjera.

Eshte siguruar mbeshtetja humanitare me 700 pako ushqimore, 900 batanije dhe 10 cadra per te gjitha bashkite e qarkut Diber.
Agjencia Kombetare e Mbrojtjes Civile do të vijojë monitorimin, koordinimin dhe angazhimin per te siguruar reagimin ne kohe dhe mbeshtetjen e nevojshme per pushtetin vendor.
Duke marre shkas dhe nga nje ngjarje e dites se djeshme ku mbeten te bllokuar 5 mjete me turiste vendas ne Tomorr per te cilet u kujdesen ne kohe policia e shtetit dhe forcat zjarrfikese , te shmangen udhetimet me qellime turistike ne zonat ku ka prezence debore, të shmangen kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, te levizet me goma dimerore dhe zinxhire sipas rekomandimeve te strukturave te qqarkullimit rrugor dhe të njoftojnë strukturat vendore dhe operacionale në çdo rast nevoje.


Shtuar 22.01.2023 12:51