Tre persona të cilët shpërndanin lëndë narkotike ekstazi në zona të ndryshme të Tiranës, janë arrestuar.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “PunisheR” u bë arrestimi i K. V., 23 vjeç, G. Gj., 25 vjeç, E. M., 17 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi A. B.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike ekstazi, e shpërndanin atë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të Bllokut, Unazës së Re dhe Ish-stacionit të Trenit.
Në cilësinë e provës materiale u srkuestruan 1007 tableta ekstazi, dy automjete, dy aparate celulare si dhe dy peshore elektronike.
Vijon puna për kapjen e shtetasit A. B.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/