EMRI/ Iu hodh tritol në ballkon, 34-vjeçari e kishte marrë banesën me qira, pistat ku po heton policia

Një shpërthim me tritol ndodhi pak pas mesnate në Tiranë.

Mësohet se bëhet fjalë për një kallëp me rreth 30 gramë tritol që është hedhur në verandën e banesës së Demir Carës, 34 vjeç.

Ky i fundit e kishte marrë banesën me qira.

Shpërthimi ka shkaktuar thyerje të xhamave në banesë dhe dëme të tjeran të vogla materiale. Policia tani po heton për të konflikte të mundshme të Carës apo pronarit të banesës që ai kishte marrë me qira.

Gjithashtu po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes si dhe zbardhjen e rrethanave të saj./Albeu.com/


Shtuar 22.01.2023 10:25