Agravon debati mes Kiarës dhe Luizit: Respektoje hapësirën time, mendon vetëm për veten (VIDEO)

Pas debatit që patën, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë pasur një sqarim teksa ndodheshin në lavanderi. Moderatorja i thotë se ka pasur një ngarkesë emocionale, që nuk është shkaktuar nga ai.

Kiara gjithashtu kërkon na Luizi pak hapësirë dhe mos të ndërhyjë teksa ajo po bisedon apo diskuton me një tjetër banor.

Nga ana tjetër, Tito i kërkoi falje Ejllit për mënyrën se si i largoi dorën nga ajo, teksa po bisedonin me Nitën dhe Armaldon.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Gjithë ditën sot kam pasur një ngarkesë emocionale

Luizi: Që është shkaktuar nga?

Kiara: Që nuk domethënë që është shkaktuar nga ty, por që ti ma shtyn më shumë

Luizi: Për keq?

Kiara: A je njeriu më i afërt që kam këtu, që flas çdo gjë? Normal që nervat e gjithë të tjerat do ti shkarkoj ty, s’kam ku i shkarkoj tjetër

Luizi: Ok, pranoj

Kiara: Nuk i pranon pra, se kthen kurrizin direkt dhe acarohesh.

Luizi: Arsyeja nuk mund ta di?

Kiara: Jo, nuk ke pse ta dish se ka ca gjëra që i mbaj për veten time dhe nuk dua ti them

Luizi: A kanë të bëjnë me shtëpinë, me ndonjë banor?

Kiara: Nuk më ndihmon dot ti fare në gjënë që unë po mendoj

Luizi: Thjesht po të pyes

Kiara: Nuk më ndihmon. Nëse do kisha nevojë për ndihmë do ta kërkoja

Luizi: A të ka bërë ndonjë?

Kiara: Luiz nuk po më dëgjon dhe nëse nuk më dëgjon do hap derën dhe dal, ta them sinqerisht

Luizi: Po pra po të dëgjoj, nuk flas veç fol

Kiara: Nuk e kanë keq ata që thonë se ti të bën të dalësh nga vetja, seriozisht

Luizi: Ok, nuk flas më

Kiara: Filloj unë të bërtas kot dhe të të heq dorën në sy të Nitës dhe maestros, është turp

Luizi: Shumë turp

Kiara: Dhe më vjen shumë keq dhe të kërkoj ndjesë nëse të bëra të ndiheshe keq

Luizi: Nuk ka problem, vazhdo

Kiara: Nuk e kisha për qëllim të keq, kështu që faljen po ta kërkoj për atë situatë se isha shumë me nerva. Ke gjithë ditën që nuk më lë hapësirë, as të rri dy sekonda të bëj muhabet me Efin, as me Ronaldon. Je gjithë kohës prezent. Unë e kuptoj dhe të mirëkuptoj dëshirën që ke sepse dhe unë kam të njëjtën dëshirë të ndaj momente me ty, por është shumë, më mbyt. Kur të them se kam nevojë për hapësirë, respektoje hapësirën time. Kjo nuk do të thotë se kam një gjë që nuk shkon me ty ose nuk dua të rri me ty.


Shtuar 21.01.2023 12:27