Dita sot për banorin me të komentuar të “Big Brother VIP” ka nisur me humor, por më tepër me ironi. Kjo ironi që Luiz Ejlli e ka karakteristike të tij, këtë herë nuk ka qenë për asnjë nga konkurrentët e tij, por për ish-banorët e Big Brother.
Ai ka thënë se femrën perfekte e do me 4 karakteristika, dhe këto karakteristika i ka gjetur të banorët e “Big Brother” të sezonit të kaluar.
“Mendoje me gjet femrën ideale. E doja inteligjente si Beatrix, besnik si Donaldi, të sinqertë si Monika dhe të drejtpërdrejtë si Arjola”, tha ai mes të qeshurash e ironisë./albeu.com/