Paralajmëron Lavrov: Do marrim masa nëse Finlanda anëtarësohet në NATO

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se Moska do të detyrohet të marrë masa të papërcaktuara në kufirin e saj nëse Finlanda bashkohet me aleancën ushtarake të NATO-s.

Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar për t’u bashkuar me bllokun dhe aktualisht janë në negociata të avancuara për pranimin e tyre.

Lavrov tha se Finlanda dhe Rusia kishin prej kohësh marrëdhënie miqësore, por kjo ndryshoi dhe për këtë arsye Rusia do të duhej të merrte “masat e duhura në kufijtë e saj”, nëse Finlanda, me të cilën ndan një kufi prej 1,300 km, bëhet një anëtare e NATO-s. /albeu.com


Shtuar 18.01.2023 13:51