Brazili pezullon vaksinimin e grave me AstraZeneca pas vdekjes së një gruaje

Qeveria federale e Brazilit ka pezulluar ditën e sotme përdorimin e vaksinës AstraZeneca te gratë shtatzëna. Ky lajm bëhet me dije menjëherë pasi një grua shtatzënë nga Rio de Janeiro gjeti vdekjen pas injektimit të vaksinës.

Autoritetet po hetojnë incidentin. Pezullimi vlen vetëm për vaksinën AstraZeneca dhe jo për vaksinat e tjera si Sinovac dhe Pfizer, të cilat po përdoren në vend.Gruaja shtatzënë në Rio de Janeiro vdiq pasi mori vaksinën AstraZeneca, sipas sekretarit të shëndetit, Alexandre Chieppe, informon Reuters, raporton Ora News.

Gruaja 35-vjeçare, e cila ishte 23 javë shtatzënë, vdiq nga një goditje hemorragjike në tru.

Vaksina AstraZeneca prodhohet dhe shpërndahet në Brazil përmes një partneriteti me institucionin e shëndetit publik Fiocruz.

Brazili ka regjistruar shpërthimin e dytë më vdekjeprurës në botën e COVID-19, me Ministrinë e Shëndetësisë që raportoi të martën numrin zyrtar të vdekjeve, i cili është rritur në më shumë se 425,000 persona.

 


Shtuar 12.05.2021 16:36