Qeveria e RMV-së: Ndarja e Shkupit dhe Tiranës, mund të ketë pasoja në sigurinë e rajonit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut konsideron, se ndarja e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në procesin eurointegrues, nuk është në interes të askujt.

Shtojnë, se ndarja e tillë, mund të ketë pasoja në sigurinë e rajonit.

“Sjellja joparimore nga ana e Bashkimit Evropian mund të ketë pasoja në sigurinë e tërë rajonit. Që të dy shtetet duhet të shkojnë bashkërisht, në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe të ndihmohen”, deklaruan zëdhënësit e Qeverisë, Dushko Arsovski dhe Muhamed Hoxha, transmeton TV21.

Shtuar 12.05.2021 04:05