Refuzuan të largohen nga projekti i Superligës, UEFA hap procedurë disiplinore për Real Madridit, Juventusit e Barcelonës

Tre ekipet e fundit që kanë refuzuar të largohen nga projekti i Superligës së Evropës, Real Madridi, Juventusi dhe Barcelona pritet të dënohen nga UEFA.

Shtëpia evropiane e futbollit ka filluar procedurë disiplinore për klubet në fjalë.

Mediat e huaja raportojnë se dy skuadrat spanjolle dhe ajo italiane mund të përjashtohen nga pjesëmarrja në garat e UEFA-së për edicionin e ardhshëm.

Në fillim të kësaj jave, presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, paralajmëroi Juventusin që nëse nuk largohet nga ky projekt, mund ta përjashtohet nga Serie A.


Shtuar 12.05.2021 13:39