Basha: Nga jugu në veri, asnjë minutë paqe për regjimin Rama-Doshi

Kreu i PD-së Lulzim Basha ndërsa ka ndarë disa foto nga takimi i sotëm me strukturat e partisë në Lezhë, thotë se nga jugu në veri nuk do të ketë asnjë minutë paqe deri në rrëzimin e regjimit Rama-Doshi.

“Sot është dyfish detyrimi ynë që valën e shpresës dhe të besimit për ndryshim që bashkë e ngritëm ta vazhdojmë, ta bëjmë më të fortë, më të vendosur. Shtëpi më shtëpi, fshat më fshat, lagje më lagje, qytet më qytet, nga jugu në veri asnjë minutë paqe për regjimin Rama-Doshi”, shkruan Basha./albeu.com


Shtuar 12.05.2021 13:39