Cristiano Ronaldo: Kisha oferta nga klube të ndryshme në të gjithë botën, por unë i dhashë fjalën Al-Nassr

Ditën e sotme, Cristiano Ronaldo u prezantua zyrtarisht tek arabët e Al-Nassr.

Gjatë konferencës përpara prezantimin në fushën e blertë, fituesi 5 herë i Topit të Artë tha se ka marrë oferta nga klubet evropiane, Brazil, Australi e SHBA

“Siç thashë, kjo nuk është vetëm një mundësi e madhe futbolli për mua, por [një shans] për të ndryshuar mentalitetin e një brezi të ri.

Askush nuk e di këtë, por tani mund të them: kisha shumë opsione në Evropë, shumë klube në Brazil, në Australi, në SHBA. Edhe në Portugali, shumë ekipe u përpoqën të nënshkruanin me mua, por unë i dhashë fjalën këtij klubi që të zhvillojë jo vetëm futbollin, por edhe gjëra të tjera në këtë vend të mrekullueshëm.

Për mua kjo është një sfidë serioze. Unë e di atë që dua, dhe gjithashtu e di se çfarë nuk dua. Për mua kjo është një mundësi e mirë për të ndryshuar diçka, për të ndihmuar me njohuritë dhe përvojën time në zhvillimin e shumë aspekteve të rëndësishme. Ndoshta shumë nuk e dinë këtë, por Al-Nasr ka edhe një ekip për femra. Dua të sjell një këndvështrim tjetër, një këndvështrim tjetër, prandaj e shfrytëzova këtë mundësi”,- tha portugezi.

Në fund të dhjetorit, sulmuesi 37-vjeçar nënshkroi kontratë me Al-Nasr nga Arabia Saudite, me marrëveshen që vlen deri në vitin 2025. /albeu.com


Shtuar 3.01.2023 18:30