Transportohen për në hapësirë edhe satelitët , Albania 1 dhe Albania 2, Rama: U tha, u bë (VIDEO)

Në Cape Carnaval të Florida sapo është lëshuar raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë Albania 1 dhe Albania 2.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë edhe videon e momentit kur satelitët lëshohen në hapësirë.

“Ja dhe kjo, u tha, u bë. Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2”, njofton kryeministri Rama në një postim në Facebok./albeu.com


Shtuar 3.01.2023 18:02