Humbi kontrollin e makinës dhe ndërroi jetë, si ndodhi aksidenti që i mori “rininë” djalit nga Bulqiza

Orët e fundit të vitit 2022 kanë kanë shënuar një aksident të rëndë me një humje jete në aksin Bulqizë – Maqellarë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35.

24-vjeçari Sokol Tasha ka qenë duke u kthyer nga Bulqiza dhe sapo ka kaluar rrethrrotullimin tek Ura e Çerenecit ka humbur kontrollin duke kapërcyer barrierat mbrojtëse dhe pas disa rrotullimesh mjeti “Fiat Panda” ka rënë rreth 25 m në greminë dhe ka përfunduar në Zallin e Bulqizës.

Drejtuesi i mjetit Sokol Tasha 24 vjeç, ka ndërruar jetë nga goditjet dhe plagët e marra.

Dyshohet se 24 vkeçari ka humbur kontrollin e mjetit si pasojë e shpejtësisë. Policia është ende në vend ngjarje për të kryer veprimet hetimore.


Shtuar 31.12.2022 23:24