“Rama lepur, Basha jovertebror”, Berisha krahason politikanët me kafshë: Unë jam shqiponjë

Një intervistë plot humor ka dhënë kryetari i PD-së Sali Berisha në TV Klan, përballë humoristit Albano Bogdo, i njohur në rol si gazetari Gilbert Fevziu.

Ndër të tjera, ndërsa është pyetur të krahaspjë me kafshët disa nga politikanët shqiptarë, Berisha e ka cilësuar Bashën dhe Veliajn jovertebrorë.

Ndërsa kreun e Partisë së Lirisë Ilir Metën e ka krahasuar me ariun, kryeministrin Rama me veshgjatin kurse për veten e tij, tha: “Andej nga kam origjinën, me shqiponjën.


Shtuar 31.12.2022 23:05