Një 21-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesë nga familjarët e saj në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Qarr të Hasit.
Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo shtetase është vetëvarur.
Grupi hetimor për punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Has/Informacion paraprak
Sot, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Qarr, është gjetur nga familjarët, në banesë, e pajetë, shtetasja M. Rr., 21 vjeçe.
Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se kjo shtetase është vetëvarur.
Vijojnë hetimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com