Ky çrregullim nervor është arsyeja më e zakonshme që dridhen duart. Nuk ka ndonjë shkak të qartë, por ndonjëherë kërkohet për një ndryshim në një gen.
Sëmundja e Parkinsonit
Kur vuani nga kjo patologji, dora dridhet sepse dëmtohen qelizat e trurit që sinjalizojnë muskujt të lëvizin.
Skleroza multiple (SM)
Kjo gjendje dëmton një shtresë në tru të quajtur mielinë. Kur kjo ndodh, mund të keni simptoma që përfshijnë dridhje të duarve ose pjesë të tjera të trupit.
Tiroide tepër aktive (hipertirozë)
Duart e lëkundura mund të jenë shenjë e hipertirozës. Kjo do të thotë që gjëndra tiroide po punon më shumë seç duhet dhe rrahjet e zemrës janë më të shpeshta.
Shumë kafeinë
Kafeina është një stimulues, e cila jo vetëm ju ndihmon të zgjoheni, por gjithashtu do t’i bëjë duart tuaja të dridhen nëse konsumoni shumë.
Alkooli
Nëse keni varësi ndaj alkoolit, mund të keni simptoma që përfshijnë dridhje të duarve kur e lini atç. Fillon rreth 10 orë pas pijes tuaj të fundit dhe mund të zgjasë disa javë.
Mungesa e gjumit
Kur nuk flini mjaftueshëm, kjo mund të bëjë që truri gabimisht t’i “thotë” duarve të dridhen.
Sheqeri i ulët në gjak
Kur sheqeri në nerva dhe muskuj nuk është i mjaftueshëm, duart tuaja dridhen.
Stresi
Kur diçka ju streson, duart dridhen dhe zemra rreh shpejt. Dridhja do të zhduket kur stresi të zhduket.
Disa medikamente
Duart e dridhura janë një efekt anësor i zakonshëm i llojeve të ndryshme të barnave me recetë. Ndër më të zakonshmet janë barnat për gjendjen emocionale, migrenën, neuropatinë, astmën dhe antihistaminat.
Pirja e duhanit
Nikotina hyn në qarkullimin e gjakut dhe e bën zemrën të rrahë më shpejt. Kjo mund të shkaktojë ankth dhe dridhje të duarve.
Mungesa e vitaminës B12
B12 luan një rol të madh në mbajtjen e sistemit nervor të shëndetshëm. Nëse keni nivele më të ulëta se normalja të kësaj vitamine, kjo mund të shkaktojë dridhje të duarve, krahë dhe këmbë të mpira.
Feokromocitoma
Është një tumor i rrallë që zhvillohet në gjëndrën mbiveshkore. Megjithëse zakonisht i parrezikshëm, ky bën që presioni i gjakut të rritet duke shkaktuar dridhje të duarve, djersitje të shtuar, gulçim dhe dhimbje koke.
Çrregullimet e mëlçisë
Lëkundja është një simptomë e disa çrregullimeve të mëlçisë, si sëmundja Ëilson (një grumbullim bakri në trup që dëmton mëlçinë dhe trurin).
Çrregullimet e trurit
Nëse keni pasur një goditje ose dëmtim traumatik të trurit, muskujt e duarve mund të lëvizin sipas vullnetit të tyre.