Për të dytin vit rradhazi Barcelona u eliminua nga Champions League, që në fazën e grupeve dhe nuk e ka fituar këtë kompeticion që nga viti 2015.
Në një intervistë, sulmuesi i “blaugranave”, Robert Lewandowski foli për “dështimin” e shokëve të tij, në Champions, ku tha se gjetja e fitores në Champions ishte shumë e vështirë.
“Ne nuk dinim si të fitonim në Ligën e Kampionëve dhe nuk e kuptonim se si të luanim për të fituar, por në La Liga po bëjmë shumë mirë. Barça ka një skuadër shumë të re. Eksperienca e fituar muajt e fundit do të ndikojë pozitivisht në sezonin e ardhshëm. Dhe po, ndonjëherë ju vetëm duhet të dini se çfarë të bëni për të fituar. Në La Liga e kemi treguar këtë disa herë.
Duhet të vazhdosh të punosh, sepse ka ndeshje që fitohen lehtë dhe shënon shumë gola. Por ka edhe ndeshje të tjera ka ditë të këqija kur gjithçka që ka rëndësi është fitorja dhe marrja e tre pikëve.”,- tha “asi” i sulmit katalanas. /albeu.com