Maroku zhvilloi një Botëror “ëndrrash” në Katar, ku për herë të parë në histori një kombëtare afrikane arriti deri në fazën gjysmë-finale, të një Kupe Bote.
Ndër lojtarët që la më shumë gjurmë në rrugëtimin e marokenëve ishte dhe 22-vjeçari, Azzedine Ounahi, i cili është kthyer në “synimin” e shumë klubeve në Evropë.
Ndër klubet është dhe Napoli, që e konsideron talentin e Angers, si një nga objektivat më të mëdhenj për sezonin e ardhshëm.
Drejtori sporti i napoletanëve, Cristiano Guintoli e kishte ndjekur prej disa kohësh, por shërbimet e ofruara në Katar duket se e kanë bindur drejtorin sportiv të përshpejtojë duke nisur kontaktet e para konkrete me klubin francez, edhe për shkak se konkurrenca është dendur në mënyrë të pashmangshme dhe çmimi është rritur ndjeshëm. /albeu.com