Kosova zbulon votat për “Topin e Artë 2026

Kosova ka publikuar zgjedhjet e saj për çmimin prestigjioz “Topi i Artë 2026”, ku vendi është përfaqësuar nga Bajram Shala, menaxheri i Kombëtares së Kosovës.

Harry Kane kryeson listën e votimit kosovar me 15 pikë. Sulmuesi anglez pasohet nga Kylian Mbappe, i cili ka grumbulluar 12 pikë, ndërsa Khvicha Kvaratskhelia renditet i treti me 10 pikë.

Të lidhura

None found

Ousmane Dembele, fituesi i “Topit të Artë 2025”, është pozicionuar në vendin e katërt me tetë pikë. Pas tij vjen Ferran Torres me shtatë pikë, ndërsa Erling Haaland ka marrë pesë pikë dhe është renditur i gjashti.

Katër pikë i janë dhënë Lamine Yamalit, tri pikë Vinicius Juniorit, dy pikë João Nevesit dhe një pikë Pau Cubarsit.

Kjo renditje tregon se Bajram Shala ka preferuar ta vendosë Harry Kane në krye, përpara Kylian Mbappes dhe Khvicha Kvaratskhelias. Lista përfshin lojtarë që aktivizohen në disa prej klubeve më të njohura të Evropës.

Për kategoritë e tjera, Kosova ka zgjedhur Thibaut Courtois si portierin më të mirë, Luis Enriquen si trajnerin më të mirë dhe Paris Saint-Germainin si klubin më të mirë.