Klajdi Buza 31- vjeç është arrestuar sot në falgrancë nga policia e Krujës. Arrestimi i tij është bërë nga forcat ‘Shqiponja’ në kuadër të operacionit të koduar ‘Flagranca’.
Buza është kapur duke qarkulluar me armë në mjetin e tij tip ‘Porsche’ nëpër qytet dhe pritet të përballet me akuzën për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, me fishekë në fole, të gatshme për qitje.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Flagranca”, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme nga shërbimet “Shqiponja”, për goditjen e paligjshmërive.
Lëvizte në rrugët e qytetit të Krujës, me armë zjarri pistoletë në automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 31-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, me fishekë në fole, e gatshme për qitje.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i kontrolleve intensive në çdo aks të qarkut, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
– K. B., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëvizte 31-vjeçari, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, me fishekë në fole, të gatshme për qitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.