Janë publikuar pamjet e atentatit të mbrëmshëm në Athinë, ku mbetën të vrarë dy shqiptarë dhe ka mbetur e plagosur një grua.
Mediat greke kanë publikuar pamjet nga ngjarja, ku shihet autori i veshur me të zezë dhe me një maskë kirurgjikale futet qetësisht në lokal, nxjerr pistoletën dhe qëllin drejt shqiptarëve dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes me nxitim.
E gjithë skena e vrasjes nuk zgjar më shumë se 5 sekonda, ndërsa klientët e tjerë tmerrohen./albeu.com
Νέα Σμύρνη πριν. Μέσα σε κόσμο. Πάμε πολύ πολύ καλά #νεασμυρνη pic.twitter.com/NOWRMfC1wD
— island (@islandlayer13) December 18, 2022